Interviste me Besar Likmeten, per sulmet Kibernetike

BIRN

Besari: Përshëndetje Olsi

Olsi: Selam aleikum Besar.

Besari: Jam Besar Likmeta, gazetar i BIRN. Numrin tuaj të telefonit ma dha Gjergj Thanasi.

Olsi:

E di. Gjergji me ka treguar qe po ben nje raportim dhe e ke pyetur per mua, dhe i kam thene qe te japi numrin tim te telefonit.

Besari:

Unë po bëj një raport mbi sulmet kibernetike në Shqipëri dhe pu ju dërgoj disa pyetje në lidhje me akuzat që bëhen në raportin e Micorsoft. Është praktikë e punës sime që kur akuza publike ndaj individëve dhe institucioneve në artikujt që shkruajmë, mundohemi që të marrim dhe perspektivën/pozicionin e tyre mbi këto akuza/pretendime.

Olsi:

Beni shume mire. Jam gati per intervisten.

Besari:

1. Microsoft pretendon që ju keni qenë pjesë e një operacioni për amplifikimin e të dhënave të rrjedhura nga sulmet kibernetike në sistemet e AKSHI-t. Si i përgjigjeni një akuze të tillë?

Olsi:

Pyetjen e keni bere gabim apo te pakten nuk keni ditur si ta lexoni. Ne raportin e Microsoftit per mua shkruhet:

“Në vazhdën e sulmit kibernetik, më 23 korrik, Thanasi dhe Olsi Jazexhi, një tjetër shtetas shqiptar që shfaqet shpesh në median e sponsorizuar nga shteti iranian PressTV duke përkrahur pozicione anti-MEK, kanë shkruar një letër të dytë të hapur drejtuar presidentit të atëhershëm shqiptar Ilir Meta dhe publikuar edhe në faqen e internetit të Shoqërisë Nejat. Kjo letër i bëri jehonë pretendimit qendror të Drejtësisë së Atdheut – domethënë se vazhdimi i Shqipërisë për të pritur MEK-un përbënte një rrezik për popullin shqiptar. Jazexhi dhe Thanasi i bënë thirrje Metës që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë për të “shqyrtuar nëse Shqipëria ka hyrë në një konflikt kibernetik dhe ushtarak me Republikën Islamike të Iranit”.”

Sipas asaj qe ka shkruar Microsofti ne raportin e tij une nuk akuzohem si “pjese e nje operacioni per amplifikimin e të dhënave të rrjedhura nga sulmet kibernetike në sistemet e AKSHI-t.” Nuk e di nga keni ardhur ne kete konkluzion. Ne raportin ne fjale une dhe Gjergji Thanasi permendemi si persona qe kemi drejtuar nje leter te hapur presidentit shqiptar Ilir Meta dhe e pyesim nese Shqiperia ka hyre ne lufte me Iranin apo si eshte puna?

Personat qe kane perkthyer permbajtjen e letres sone ndaj eksperteve indiane te Microsoftit, te cilet nuk e kane idene e politikave ne Shqiperi, kane bere gabim ose kane dashur te ngaterrojne ekspertet e kompjuterave te Microsoftit me gjera te paqene. Letra jone nuk i eshte drejtuar Ilir Metes, por Keshillit te Sigurise Kombetare apo me sakte:

Presidentit Ilir Meta Presidenca,

Per dijeni:

Edi Rama, Kryeminister

Niko Peleshi, Minister i Mbrojtjes

Bledar Çuçi, Minister i Brendshem

Nasib Naço, Kryetar Komisioni për Sigurinë Kombëtare prane Parlamentit

Ne kete leter, une dhe Gjergji Thanasi kerkonim nga presidenti i vendit dhe vinim ne dijeni kryeministrin, dhe zyrtare te tjere te Sigurise Kombetare, qe aktiviteti i MEK-ut  ne Shqiperi, me sulmet terroriste dhe kibernetike qe MEK-u po bente kunder Iranit dhe sulmet kibernetike me te cilat u perball Shqiperia, po vinin vendin ne rrezik.

Ne letren tone ne kerkonim te dinim nga organet e sigurise kombetare te Shqiperise:
1. A ishte bere Shqiperia pale me MEK-un ne luften e tyre me Iranin? Apo mos valle MEK-u luften terroriste dhe kibernetike qe po bente kunder Iranit prej disa muajsh nga territori shqiptar, po e bente pa dijenine e shtetit shqiptare.

2. Si njohes te mire te Iranit ne i ofruam Keshillit te Sigurise Kombetare ekspertizen dhe deshmite tona per aktivitetin muxhahedin ne vend, i cili po kercenonte sigurine tone kombetare.

Ne letren tone publike dhe te hapur, e cila u botuar ne disa media dhe ju cua organeve te sigurise, nuk kemi bere ne asnje menyre amplifikim te te dhenave te rrjedhura nga sulmet e AKSHI-t, por i kemi shkruar presidentit dhe drejtueseve te Keshillit te Sigurise Kombetare te Shqiperise, qe aktiviteti muxhahedin dhe lufta e tyre kunder Iranit, Shqiperine po e vinte ne nje konflikt qe Shqiperia, te pakten zyrtarisht nuk ishte pale.

Nje kopje te letres drejtuar Keshillit te Sigurise Kombetare te Shqiperise e keni ketu:

Kjo leter eshte cuar edhe me poste te regjistruar dhe kopje te saj do gjesh te protokolluar ne Kryeministri dhe ne Presidence.

Ndaj raportit te Microsoftit une dhe Gjergji Thanasi jemi pergjigjur me nje leter te hapur ne 9 shtator 2022 e cila mund te lexohet ketu:

Letra i eshte cuar edhe Microsoftit dhe deri me tani nuk kemi patur asnje pergjigje.

Besari:

2. Nëpërmjet mediave iraniane apo kanaleve tuaja në rrjetet sociale shpesh shpërndani/pohoni opinione që janë të ngjashme me narrativat e qeverisë iraniane, për sa i përket Perëndimit, prezencës së MEK në Shqipëri, konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusisë, etj.

Olsi:

Po eshte e vertete. Ne intervistat e mia me kanale iraniane, britanike, malajziane, shqiptare, turke, ruse, evropiane etj une shpesh ndaj opinione qe jane te ngjashme me narrativat e qeverise iraniane per sa i perket Perendimit, MEK-ut, konfliktit ne Lindjen e Mesme, Rusise etj.

Psh. ashtu sikur qeveria iraniane une besoj se Izraeli po kryen gjenocid ne Gaza, apo se Hamasi eshte organizate clirimtare e Palestines dhe nuk eshte organizate terroriste sikur e cilesojne amerikanet. Por une nuk ndaj mendimin e qeverise iraniane per sa i perket “Operacionit Special Ushtarak ne Ukraine”. Ndryshe nga iranianet besoj se Rusia ka patur te drejte qe te nderhyje ne Ukraine per te mbrojtur qytetaret ruse te Ukraines.

Por ka edhe disa opinione te tjera qe une nuk ndaj me qeverine apo me sakte me disa qeveritare iraniane. Psh. ne Iran, “qarqet e moderuara” qe ishin ne pushtet deri para pak vitesh kane shume respekt per Sorosin ndersa une e shoh ate dhe djalin e tij homoseksual si persona shume negative dhe te rrezikshem per njerezimin.

Ndersa ne disa intervista qe kam dhene per CBC-ne kanadeze, CNN-in amerikan, The National Post-in e Kanadase, TRT World e Turqise etj une ndaj opinione te kunderta me ato te qeverise iraniane. Ne kete rast opinionet e mia jane te ngjashme me opinionet e qeverise amerikane, kanadeze dhe britanike, per sa i perket persekutimit te muslimaneve ujgure ne Kine.

Besari:

A keni ju ndonjë lidhje me qeverinë e Iranit apo pozicionet tuaja janë thjeshtë personale?

Olsi:

Pyetja juaj i ngjan pyetjeve qe me ben kur isha ne Xinjiang ne Kine ne gusht te vitit 2019 kur nisa te raportoj nga Xinjiangu mbi gjendjen e muslimaneve ujgure. Autoritetet kineze dyshonin se isha agjent amerikan.

Une jam nje njeri i lire. Edhe pse punoj si professor ne nje universitet islamik malajzian, dhe paguhem nga Malajzia, ne mendimet e mia historike dhe profesionale une nuk ndikohem nga qeverite e botes. Principi im ne shkrimet dhe analizat e mia eshte e verteta.

Kuptohet qe per shkrimet dhe intervistat e mia jam sulmuar nga qeveria kineze e cila me ka quajtur “fake reporter” dhe genjeshtar. Por jam mbrojtur nga organizata e Reporterve pa Kufi:

https://rsf.org/en/albania-rsf-condemns-china-s-harassment-journalist-who-reported-repression-xinjiang

Per denoncimet qe i kam bere aktivitetit kriminal dhe terrorist muxhahedin ne Shqiperi jam akuzuar ne menyre anonime nga organizata muxhahedine dhe kreu i tyre ushtarak dhe burri i pare i Maryam Rajavit, Mehdi Abrishamchi si agjent i fashizmit fetar iranian ne Shqiperi etj.

Per analizat e mia pro-Rusise dhe kunder imperializmit amerikan jam akuzuar nga nje raport i fondacionit Konrad Adenauer Stiftung si aktor qe perpah disinformim per NATO-n etj.

Edhe pse armata muxhahedine iraniane me akuzon si “agjent i fashizmit iranian ne Shqiperi” une, per fat te keq nuk kam lidhje me qeverine e Iranit. Por nuk e mohoj faktin qe kam lidhje me shume media, akademik, OJQ dhe gazetare iraniane, sikur kam lidhje edhe me media dhe gazetare amerikane, kanadeze, turq, grek, maqedone, malajziane, shqiptare, kosovare etj. Nese kerkon ne google do te shohesh qe intervistat dhe videot e mia citohen qe nga Departamenti Amerikan i shtetit e deri te media iraniane sikur Press TV, Tehran Times etj,

Nese do germosh ne shkrimet dhe intervistat e mia, do kuptosh qe une nuk jam sikur gazetaret e BIRN-it qe bejne politiken e Sorosit dhe qeverise amerikane. Edhe pse ne jeten time jam sponsorizuar nga italianet, kanadezet, malajzianet, turqit etj per kerkimet e mia shkencore dhe gazetareske, ne asnje moment nuk kam pranuar qe te vihem ne sherbim te te pavertetes.

Besari:

Do e vlerësoja n.q.s. do merrnit kohën të përgjigjeshit.

Olsi:

Je i mirepritur Besar.

Selam aleikum dhe Allahu te rujt!

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a comment